Gjykata ka lënë në burg infermieren 30-vjeçare e cila vodhi portofolin e pacientit me COVID që ndërroi jetë.
E reja e cila punonte në Spitalin Infektiv i njohur si Covid 1, u arrestua 2 dy ditë më parë, pasi akuzohet se i ka grabitur 60 mijë lekë një të infektuari me koronavirus, i cili ndërroi jetë në pavionin ku ajo shërbente.
E reja ka shfaqur pendesë përpara gjykatës dhe ka pranuar vjedhjen. Ajo kishte dy muaj që kish filluar punë në spitalin Covid, pasi më parë punonte në spitalin e Durrësit.
Rasti i 30-vjeçares Hysa u denoncua nga 25-vjeçari me inicialet F.D., djali i pacientit me inicialet K.C., 58 vjeç, i cili ishte i shtruar në Spitalin e Infektit ku dhe ndërroi jetë.
I riu fillimisht kishte denoncuar në polici se babait i kishin vjedhur paratë që kishte në portofol, 20 mijë lekë të reja.
Të njëjtin denoncim, 25-vjeçari e paraqiti në emisionin “Stop ku u zbulua dhe skandali i vjedhjes.
Sipas denoncimit të të riut, babai iu shtrua në spital më 22 dhjetor 2020 dhe humbi jetën më 27 dhjetor 2020. Sipas pamjeve filmike e reja ka tërhequr nga një bankomat pranë spitalit 3 herë shumat nga 200 mijë lekë.
