Myslim Lika, 60-vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë në një atentat në Mamurras, nga persona ende të paidentifikuar rezulton të jetë një person me precedentë të mëparshëm penal dhe madje ka qenë edhe në burg.
Ndërsa djali i tij Ilir Xhepaj (Lika) përveç përfshirjes në krimin e dyfishtë në Kurbin, ku mbetën të vrarë dy biznesmenë, rezulton të jetë edhe autor i një plagosje në qytetin e Laçit.
Myslim Lika është person me precedent penal pasi akuzohet se ka vrarë në vitin 1997 në Gjorm, Gëzim Çelikun, djalin e ish-ministrit të Industrisë së kohë së diktaturës Hajredin Çelikun dhe një italian.
Shkaku ishte një mosmarrëveshje për një tokë që ju dha dy viktimave që do ngrinin një biznes mobilierie. Ai u dënua me 25 vite për vrasjet, ndërsa është liruar disa vite më parë.
Prej disa vitesh Lika jetonte në kryeqytet, ndërsa sot ndodhej në Mamurras pasi mori pjesë në ceremoninë mortore të motrës e cila u vetëvar dy ditë më parë.
Deri më tani policia nuk ka asnjë të dyshuar dhe ka shoqëruar disa persona. 60-vjecari ka marrë 3 plumba në trup. Një në zemër dhe dy në krahë. Ai ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Myslim Lika është i ati Arjan Likës, i cili vitet e fundit kishte ndërruar emrin në Ilir dhe përdorte mbiemrin e së ëmës Xhepaj.
Ai u arrestua disa muaj më parë si bashkëpunëtor i Eduard Lamajt në vrasjen e dy biznesmenëve Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës në maj të vitit të kaluar.
