Paraditja do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të pakta, që krijojnë mundësi për reshje të pakta në veri.
Por në orët vijuese vranësirat do të shtohen, duke bërë që shirat me intensitet mesatar të përfshijnë Ultësirën Perendimore.
Ndërsa reshje dëbore parashikohet të ketë në disa zona të larta malore.
Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 11°C.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar dallgëzim 5 ballë.
