Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Deputeti shqiptar rrëfen mes lotësh luftën e tij me COVID-19: 20 ditët në Turqi më kthyen në jetë!

10:55 / January 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 6013d995ea291
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre muaj më parë deputeti Enver Roshi u prek nga COVID-19 dhe kaloi një situatë mjaft të vështirë.

Në një intervistë për ‘Hard Talk’, Roshi deklaron se ditët kur ai ishte i shtruar në spital në Turqi ishin ditët më të vështira në jetën e tij.

-Sa ditë keni qëndruar në Turqi?

-Unë kam qëndruar rreth 20 ditë në Turqi.

-Si e morët vendimin?

-Ka qenë një vendim i vështirë. Gjendja ime brenda 24 orëve u përkeqësua në mënyrë shumë të shpejtë. Ka qenë një vendimmarrje e familjes, e miqve dhe shokëve të mi. Unë në atë situatë psikologjike që isha e kisha shumë të vështirë vendimmarrjen. Unë mendoja vetëm për ikjen nga jeta në ato momente. Kjo ishte situate ku ndodhesha. Nuk mund të gjykoja fare për veten time. Po mendoja që jeta ime kaq ishte. Ishte vendimmarrja e familjes sime dhe për çdo gjë vendosi familja.

-Çfarë simptomash kishit që morët vendimin për të ikur?

-Unë isha në Sanatorium. Pata një lodhje të madhe në frymëmarrje, ika me këmbët e mia në spital. Pas një ore u shtriva në oksigjen. Kur bëra skanerin dola me një ngarkesë virale shumë të madhe. Pyeta mjekun, i thashë: a do shpëtoj? Ngriti duart lart. Pastaj unë nuk dija gjë për veten time. I rënduar psikologjikisht, të nesërmen familja më tha se do më nisnin në Turqi. Unë nuk e dija që ekzistonte Turqia si mundësi në atë kohë.

-Shkuat në Turqi me avion të posaçëm?

-Po, me avion sanitar. Kam qenë 12 ditë në reanimacion. 7 ditët e para gjendja ime nuk përcaktohej. Ditën e tetë kur më ka ardhur shefi i spitalit më tha që do pimë kafe pas një jave. Për shtatë ditë lutesha të shpëtoja. Këtë gjendjen time nuk ia uroj askujt në Shqipëri.

640 0 6013d97c55cf4

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.