Pas prezantimit një ditë më parë të programit për rritjen ekonomike të PD-së, kreu i saj Lulzim Basha është takuar me një çift pensionistësh në Tiranë. Ai tha se programi i tyre synon rritje të paktën me 5% të pensioneve çdo vit.
“Programi ynë, rritje të paktën 5% të pensioneve çdo vit. 650 mijë pensionistë vetëm po mbijetojnë. Më 25 prill, shpresë se gjërat do të ndryshojnë, do të vijë një qeveri që të mendojë për ju”, tha Basha.
Ai ka reaguar lidhur me komentet e maxhorancës për programin ekonomik të PD-së, ku kryeministri Edi Rama e quajti njësoj si tramvaji i vitit 2011. “Bëhet fjalë për një plan të realizueshëm. Ata që s’bënë asgjë 8 vite, po sulmojnë planin tonë, por me këtë plan fitojnë të gjithë shqiptarët”, vijoi ai.
