Reperi T.I. dhe gruaja e tij, Tiny, akuzohen për trafikimin seksual të më shumë se 15 vajzave.Sabrina Peterson, një ish-mikeshë e ngushtë e familjes, i ka bërë akuzat për çiftin në Instagram, duke publikuar deklaratat e viktimave të trafikimit. Të paktën kështu pretendon ajo. Këto deklarata tregojnë se si reperi dhe bashkëshortja kanë përfshirë me dhjetëra vajza dhe gra në situata të rrezikshme, duke përdorur drogërat dhe paratë.
Një grua, identiteti i së cilës është anonim, thotë se e takoi reperin në Atlanta kur ishte 19 vjeç dhe ai më pas e prezantoi me gruan. Viktima pretendon se çifti e çonte në udhëtime të ndryshme dhe i jepte para në këmbim të seksit. Ajo tregon se ata i jepnin drogë dhe ujë në mënyrë që të qetësohej dhe mos kundërshtonte.
Një grua tjetër tregon me detaje një incident që ka ndodhur në 2016-ën. Ajo thotë se e kishte takuar çiftin në suitën e një hoteli dhe sapo kishte hyrë në dhomën e tyre, i kishin marrë telefonin dhe i kishin dhënë kokainë.
“E pashë që ai mori disa vajza nga dhoma e gjumit dhe i fustë në banjo, më pas në një tjetër dhomë. Një vajzë po qante sepse dontë të ikte, por ata refuzonin t’i jepnin telefonin.”- tregon dëshmitarja, e cila po ashtu është anononime.

