Lëvizja Vetëvendosja në Tiranë ka nisur me mbledhjen e firmave për tu regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamenatre të 25 prillit.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, Vetëvendosja kërkon përkrahjen e qytetarëve për të mbështutur Boiken Abazin si kandidat për Qarkun e Tiranës.
“Qytetarët po nënshkruajnë në mbështetje të kandidatit nga zgjedhësit, Boiken Abazi, për Qarkun e Tiranës në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, për të realizuar zyrtarizimin në KQZ të kandidaturës. I ftojmë qytetarët sot te tenda që kemi hapur te “pedonalja” në krah të Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë”, thuhet në postimin e Lëvizjes Vetëvendosja.
