Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Protestat e Opozitës shtyjnë zgjedhjet lokale? Balla tregon vendimin e maxhorancës

19:03 / February 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama Balla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i dha një mesazh kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.

Taulant Balla

Ai tha se të dy duhet ta harrojnë se mund të ndryshojnë datën e zgjedhjeve.

Balla ironizoi edhe përfundimin e protestës, duke thënë se kryedemokratit Basha i kishte ardhur ora për të ngrënë.

“Doni apo nuk doni zgjedhjet lokale do mbahen më 30 qershor. Harrojeni se mandatin që na kanë besuar shqiptarët mund të tentoni ta bëni pis. Gjithë shqiptarët e dinë kush blen vota, i ka Lulzim Basha me vete”, tha Balla i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24.

Gjatë protestës së sotme, Taulant Balla tha se u dëmtua prona publike dhe për këtë Prokuroria e Tiranës duhet t’i ketë nisur tashmë hetimet.

“Prokuroria e Tiranës duhet të ketë filluar hetimet pasi ka pasur dëmtim të pronës publike, që solli reagimet e gjithë ndërkombëtarëve. Ajo që kam thënë është shumë e qartë, masat ndëshkimore penale i përcakton Kodi Penal”,- tha ai.

Ndërsa për dëmtimin e veprës së artit në krah të Kryeministrisë, Balla u shpreh: “Nuk di pse dha urdhër të dëmtohej kërpudha, di që Berisha është i fandaksur nga e bukura, por Basha si njeri që ka jetuar në Holandë duhet të hiqte dorë”.

Balla tha ndër të tjera se edhe thirrjet e Sali Berishës për dhunë janë të dënueshme. “Ultimatumet e Berishës janë shprehje të pakontrolluara të një burri në moshë. Thirrjet e papërgjegjshme të Sali Berishës janë të dënueshme”.

BalkanWeb

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama “i mëson” robotit simbolin e shqiponjës, videoja nga Gjermania bëhet virale

15:47 / July 1, 2026

Koçiu inspekton Qendrën e re për fëmijët me aftësi të veçanta në Peqin:Dyfishojmë pagesën mujore për 11 mijë fëmijë me nevoja të veçanta

14:44 / July 1, 2026

Zjarri përfshin pallatin me mbi 200 banorë në Belgjikë, të paktën pesë të vdekur

14:37 / July 1, 2026

“Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz”, Rama flet për protestën në Tiranë

14:19 / July 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.