Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shefi i OKB bën deklaratën e fortë: Pandemia i ka bërë gjërat më keq!

09:21 / January 30, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
antonio guterres globale
Berlin, Germany - November 04: Antonio Guterres, High Commissioner for Refugees of UNHCR, attends a press conference in german foreign office on November 04, 2015 in Berlin, Germany. (Photo by Michael Gottschalk/Photothek via Getty Images)
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lufta kundër Covidit, ringritja e ekonomisë dhe klima janë tre prioritetet e vitit 2021, sipas OKB. Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, kërkon një Kontratë të Re Sociale.

Puna e parë që duhet bërë sivjet është luftimi i Covid-19, thotë Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, kur flet për prioritetet në punën gjatë këtij viti të organizatës që ai drejton.

“Vaksina është prova e parë morale që kemi përpara”, theksoi ai në fjalimin e mbajtur (28.01) para Asamblesë së Përgjithshme. Ai tregon se vaksinat kanë mbërritur në disa vende, por nuk kanë arritur ende në vendet e varfëra. “Shkenca ka pasur sukses, por solidariteti jo,” thotë shefi i OKB.

Vitin që kaloi bota humbi 2 milionë vetë. Qeveritë kanë përgjegjësi për mbrojtjen e popullsisë së tyre, por Covid nuk mund të luftohet vetëm në një vend. Studimet kanë treguar se vaksina mund t’i kushtojë ekonomisë së botës 9,2 trillion dollarë. Pasi numëron hapat që duhen ndjekur për të luftuar Covidin, Guterres thotë se “bota nuk mund të shpëtojë nga virusi nëse ekonomia lufton për ekzistencë.” Ai kërkon fillimin e një programi të qëndrueshëm shpëtimi.

Vendet e pasura janë duke zbatuar programe shpëtimi me vlerë triliona dollarë, tregon shefi i OKB, kurse vendet e varfra kanë qenë në gjendje të shpenzojnë vetëm 2 përqind të prodhimit të brendshëm në vend. Guterres kërkon lehtësimin e borxheve për vendet në zhvillim dhe ato me të ardhura të mesme.

Luftimi i Covidit, ringritja ekonomike dhe klima janë prioritetet kryesore në vitin që sapo ka filluar, të cilin Guterres e quan kritik për klimën dhe biodiversitetin.”Ka ardhur koha që carbonit t’i vendoset çmimi që ka”, thotë Guterres.

2021 viti i shpresës
Humbjet ekonomike vazhdojnë të rriten, në një kohë kur numri i vendeve të punës ka rënë me 500 milionë vende pune. Pabarazia vazhdon të rritet, varfëria po arrin ekstremet, biodiversiteti po bie. Dhe sikur të gjitha këto të mos mjaftonin tensionet gjeopolitike janë duke penguar përpjekjet kolektive për të vendosur paqen. Nevojat për ndihma humanitare janë në rritje, rreziku nga armët atomike dhe kimike është në rritje, të drejtat e njeriut po zbehen, gjuha e urrejtjes është në rritje. Më keq nuk bëhet. Me një fjalë 2020 solli shumë tragjedi dhe vuajtje, 2021 duhet të jetë viti i kthimit të botës në rrugën e duhur.

Guterres, kërkon të luftohet pandemia e varfërisë dhe pabarazisë. “Më shumë se 70 përqind e popullsisë së botës është duke jetuar me rritjen e pabarazisë së pasurisë,” thotë ai duke shpjeguar se shanset e njerëzve në botë varen nga gjinia, raca, baza familjare dhe etnike, si dhe faktorë të tjerë. “Pandemia i ka bërë gjërat më keq,” thotë Guterres, i cili kërkon Kontratë të Re Sociale./DW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.