Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Për mua është krenari të them që jam nga Kolonja dhe jo tiranse”, moderatorja e njohur e ‘Top Channel’ flet për origjinën e saj

15:15 / January 31, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dojna mema
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa po diskutohej për temën e provincializmit, moderatorja e ‘Top Channel, Dojna Mema tregon se ka lindur dhe është rritur në Tiranë, ashtu si prindërit, por gjithmonë në familje është folur për Kolonjë.

“Asnjëherë nuk thosha që jam nga Tirana, thosha jam nga Kolonja. Që e vogël, ka qenë krenari për mua të thosha që jam kolonjare dhe jo tiranse”.

Sipas Dojnës, imigrimi i qytetarëve drejt Tiranës i ka sjellë vetëm të mira kryeqytetit. “I kanë sjellë Tiranës multikulturalitet. I kanë pasuruar kuzhinën, dialektet janë shumë mirë kur i dëgjon”.

Ervini ndërhyn: Të mira ka deri sa nuk ka plasur sherri…  

Dojna: Unë mendoj se Tirana i ka mirëpritur shumë mirë të gjithë.

Ana, ish-konkurrentja e “Për’puthen” tregon eksperiencën e saj kur ka ardhur në Tiranë: “Unë e kam ndjerë paragjykimin kur kam ardhur në Tiranë nga Saranda. Ishte shumë e vështirë përshtatja, në veshje, në të folur, unë kisha të folurin e Sarandës”.

Sipas Dea Michele, termi “provincial” i bën njerëzit të ndihen inferiorë me veten. “Nuk është term që ka lidhje me vendin nga vjen, ka lidhje me edukatën që merr nga familja dhe jo vetëm”.

Gracioni Tagani: “Unë si tirons prej 5 brezash që jam, më vjen keq kur thonë që zaptuan Tiranën. Nuk do përmendja kurrë krahinat”.

Argjira tregon nëse ky term përdoret edhe në Prishtinë: “Edhe ne e përdorim shumë ndarjen, i themi katunarë, që kanë ardhur kanë pushtuar vendin. Unë mendoj se provincial është ai që nuk do të përparojë, nuk ndryshon, nuk pranon të avancojë…”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Rregulla të reja për tarifat e këmbimit valutor, BSH rrit transparencën edhe për transfertat online

18:42 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Rama në Cernobbio: “Integrimi gradual është mënyra e vetme për të na futur brenda në BE”

18:16 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.