Vajza e këngëtarit të mirënjohur Sabri Fejzullahu, Bulza feston ditëlindjen e 34-të. Mes urimeve të shumta, ka spikatur ai i legjendës së muzikës, i cili ka shkruar fjalët më të ëmbla për të bijën. Krahas fotos që ka ndarë me të, Sabriu shkruan se nuk gjen fjalë për të përshkruar dashurinë që ka për të.
“Çdo ditëlindje e jotja kur vjen, unë bie në hall qysh me të uruar oj drita e syve të mi, o dielli jem që më ngroh e më shumë larg je. O ty Bulza e jem të bekoftë Perëndia e i festofsh edhe 100 me Stinën, me Rigën e me Vetonin që kur e di që të duan dhe i don, veç atëherë më pushon shpirti. Nostalgjia e Babit.”, ka shkruar këngëtari.

