Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

LISTA: 17 deputetë dieta e shpërblime pa shkuar asnjë ditë në Kuvend, mungesat dhe vlera e rrogës në llogari

16:35 / February 1, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
parlament
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Adriatik Doçi

Në fund të kësaj legjislature parlamentare, deputetët kanë nisur të humbasin interesin për Kuvendin, por jo për përfitimet financiare, të cilat burojnë nga statusi i ligjvënësit. Shtatëmbëdhjetë deputetë nuk kanë qenë asnjë ditë në Kuvend gjatë muajit dhjetor 2020, duke mos marrë pjesë në asnjë mbledhje të komisioneve të përhershme parlamentare, ku shqyrtohen, ndryshohen dhe miratohen ligjet. Megjithatë, 17 ligjvënësit, përveç pagës bazë, kanë përfituar deri në vlerën 1.6 mijë USD gjatë muajt dhjetor dieta dhe rimbursime për shpenzimet për telefon, karburant apo qera banese.

Pjesë e listës janë deputetët, të cilët pothuajse nuk kanë marrë pjesë në punimet e Kuvendit gjatë gjithë vitit 2020, si Bujar Çela, Sadri Abazi, Tom Doshi dhe Lefter Koka, që të katërt biznesmenë. Gjithashtu në muaj dhjetor nuk kanë munguar në komisionet e Kuvendit dhe kanë përfituar dieta e rimbursime Fidel Ylli, Ismet Beqiraj, Rrahman Rraja, Vilma Bello, Dritan Bici, Lindita Nikolla, Elda Hoti, Enada Kapllani, Fatjona Dhimitri, Andi Permeti, Selami Jenishehri, Besnik Troplini dhe Ramazan Gjuzi. Të lartpërmendurit, përveç dietave dhe rimbursimeve, kanë marrë edhe rrogën bazë në vlerë 118,215 lekë ose rreth 1.1 mijë USD.

Madje, deputeti Ramazan Gjuzi, gjatë muajit dhjetor, ka marrë 123,727 lekë pagë bazë, ndonëse nuk ka marrë pjesë në asnjë nga mbledhjet e komisioneve parlamentare. Gjatë muajit nëntor 2020, 9 deputetë nuk kanë qenë asnjë ditë në Kuvend, por shpërblimet dhe pagën e kanë marrë. Gjatë një muaji, një deputet duhet të marrë pjesë deri në 16 mbledhje të komisioneve në Kuvend. Por, në realitet, disa deputetë nuk kanë marrë pjesë gjatë një vitit në asnjë mbledhje.

Deputetët që kanë munguar dhe përfitimet e tyre në dhjetor 2020

Bujar Çela, 132,250 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga

Fidel Ylli, 85,839 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga

Sadri Abazi, 84,641 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga

Tom Doshi, 94,625 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga

Ismet Beqiraj, 94,625 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga

Rrahman Rraja, 123,464 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga

Vilma Bello, 162,000 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga

Lefter Koka, 48,214 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga

Dritan Bici, 155,702 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga

Lindita Nikolla, 88,660 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga

Elda Hoti, 88,660 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga

Enada Kapllani, 162,000 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga

Fatjona Dhimitri, 162,000 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga

Andi Permeti, 57,000 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga

Selami Jenishehri, 152,016 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga

Besnik Troplini, 84,641 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga

Ramazan Gjuzi, 89,522 lekë dieta dhe rimbursime, 123,727 lekë paga

rrogë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Rregulla të reja për tarifat e këmbimit valutor, BSH rrit transparencën edhe për transfertat online

18:42 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Rama në Cernobbio: “Integrimi gradual është mënyra e vetme për të na futur brenda në BE”

18:16 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.