Në botë ekzistojnë histori të ndryshme dashurie. Përveç atyre të lumturave, ka nga ato të përvuajturat, që nuk “flenë” natën dhe as nuk rikuperohen gjatë ditës.
Histori që shkatërrohen dalëngadalë, por rezistojnë për hir të pasionit, të karakterizuara zakonisht nga grindje të vazhdueshme dhe keqkuptime të shumta. Por si mund t’i kuptoni këto karakteristika, që më së shumti anojnë nga një dashuri e pamundur?
Një histori e pamundur dashurie dominohet nga:
Grindjet e vazhdueshme
Kjo është një “ndërlidhje” e të gjitha marrëdhënieve të pamundura, sepse keqkuptimet janë pjesë integruese e këtij lloj raporti. Nga ana tjetër, pse mund të shkonte keq një marrëdhënie, nëse në të do të mbizotëronte dashuria dhe kuptueshmëria.
Vuajtja
Nëse vuajtja dominon për një kohë të gjatë momentet e qeta, marrëdhënia është thuajse negative në tërësinë e saj. Përjashtohet rasti kur dhembja është e kufizuar me një periudhë të shkurtër kohore ose gjatë një episodi specifik, si në rastin e një tradhtie të lehtë.
Nervozizmi
Pasojë direkte e dashurive të pamundura është gjendja e nervozizmit që ju shoqëron çdo minutë të ditës. Është sikur të mos ndiheshit asnjëherë të lirë, të qetë, sepse ai/ajo duket sikur është pas shpinës tuaj!
Xhelozia obsesive
Një tjetër veçanti e marrëdhënieve të sëmura është xhelozia, ajo që e shqetëson mendjen ditë edhe natë, duke i imponuar dyshime nga më absurdet derisa transformohet në një fiksim të vërtetë. Kjo lloj dashurie nuk ka të bëjë kurrsesi me atë të shëndetshmen.
Frika e humbjes
Pavarësisht nëse e pranoni apo jo, e pandërgjegjshmja ju thotë se diçka nuk shkon në marrëdhënien tuaj dhe e gjitha ju duket se do të përfundojë! Për këtë, më pas fiksoheni tek ideja e humbjes së “objektit të dëshirës”, gjë e cila herët a vonë do të ndodhë në mënyrë të pashmangshme!
Ndjenja faji
Pas grindjeve, edhe pse mund të keni shumë të drejtë, ndjenja e fajit merr posedimin e mendimeve duke u bërë viktimë e dashurisë së pamundur: i kërkoni falje “xhelatit tuaj” për të arritur “paqen”!
Idealizmi
Kur njeriu dashurohet me personin e gabuar, ka tendencë që ta idealizojë, duke besuar verbërisht se ai/ajo është i/e pazëvendësueshëm/me. Besimi absurd i diktuar nga ndjenja e shtrembëruar, e përkeqëson marrëdhënien.