Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Antibiotikët ngadalësojnë rritjen tek bebet

22:16 / February 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BEBE
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përdorimi i antibiotikëve në ditët e para të jetës tek një i porsalindur mund të ketë pasoja negative në procesin e rritjes. Një studim i publikuar në revistën ‘Nature Communication’ vë në dukje pikërisht faktin se përdorimi i tyre në këtë fazë mund të ndikojë në një ndryshim thelbësor të zhvillimit të florës bakteriale.

Në studimin në fjalë janë vëzhguar dhe marrë në shqyrtim të dhënat mbi 12.422 fëmijë të lindur në vitet 2008-2010 në spitalet finlandeze. Prej tyre, 1151 bebe janë trajtuar me antibiotikë në 14 ditët e para të jetës. Në lindje asnjë prej të porsalindurve nuk kishte anomali gjenetike apo shqetësime kronike.

Rezultoi se bebet djemë që ju nënshtruan trajtimit antibiotik, pasi ishte i domosdoshëm, më pas në moshat 2-6 vjeç kishin një diferencë të theksuar në gjatësi trupore me moshatarët e tjerë. Kjo gjë nuk u vërejt tek vajzat. Ndërsa tek të dy gjinitë, u has një masë dhjamore më e lartë në krahasim me moshatarët që nuk u trajtuan me antibiotikë.

I njëjti studim u ripropozua me një kampion tjetër prej 1700 fëmijësh në Gjermani, dhe rezultatet ishin të njëjta.

Autorët e studimit theksojnë se në shumë raste përdorimi i antibiotikëve është i domosdoshëm dhe shpëton jetë. Por studimet në fjalë sugjerojnë se duhen marrë gjithnjë në konsideratë edhe ndryshimet në organizëm që mund të shkaktojnë në të ardhmen e fëmijës, vecanërisht në ndryshimin e florës bakteriale që në këtë fazë fillestare është mjaft e rëndësishme. 

antibiotikë bebe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OBSH: Rreziku nga Ebola në Kongo rritet në nivelin më të lartë

12:02 / May 23, 2026

Gonorrea dhe sifilizi “dalin jashtë kontrollit” në Europë

09:24 / May 23, 2026

10 mijë hapa në ditë, ideale për një formë të mirë fizike? Studimi i ri tregon të kundërtën

11:03 / May 18, 2026

Shpresa për trupin pas alkoolit/ Studimet tregojnë se një pjesë e dëmtimeve mund të rikuperohen

16:00 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.