Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vodhi paratë e pacientit të vdekur, 7 minutat që fundosën infermieren

11:54 / February 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ronida Hysi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Infermierja e Infektivit Ronida Hysi është lënë në burg pasi akuzohet se i mori nga karta 60 000 lekë një pacienti sapo ai u fut në intubim.

Dy ditë më vonë pas futjes në intubim, pacienti Kamber D. ndërroi jetë, ndërsa kur tërhoqën trupin dhe panë sendet personale, familjarët kuptuan se atij i mungonin 10 000 lekë si edhe karta e debitit në portofol.

Pas denoncimit, prokuroria filloi hetimet duke zbuluar përmes kamerave të sigurisë së bankomateve ku infermierja kishte tërhequr lekët identitetin e personit të dyshuar se kishte kryer këtë akt.

Në dosjen e prokurorisë shpjegohet me detaje se si vijoi hetimi deri në zbulimin e infermieres që i kishte zbrazur llogarinë pacientit që ndërroi jetë nga koronavirusi shkruan abcneës.al.

Sipas dosjes hetimore, kamerat e sigurisë të një bankomati në QSUT kanë kapur në orën 08:00 të mëngjesit të datës 25 dhjetor “një vajzë me flokë të kapura, që kishte probleme me të ecurën në këmbën e majtë që kishte kryer veprime me kartën e pacientit Kamber D.”.

Pas kësaj, prokurorët kanë administruar pamjet e kamerave të sigurisë së Infektivit ku në orën 07:53 duket duke dalë nga ambientet e spitalit e njëjta vajzë që është parë 7 minuta më vonë tek bankomati në QSUT.

Pasi kanë bërë krahasimet dhe kanë marrë regjistrimin e personave që ishin në shërbim në turnin e tretë tek Infektivi gjatë natës së datës 24 dhjetor, prokurorët kanë konstatuar se e dyshuara ishte pikërisht Ronida Hysi.

Në dosje shkruhet se kur është marrë në pyetje, Ronida Hysi nuk ka mohuar përdorimin e kartës së pacientit duke thënë se portofolin e kishte gjetur në ashensorin e repartit Infektiv gjatë punës ku aty brenda ishte edhe kodi PIN.

“E gjeti, nuk e vodhi” ka qenë edhe thelbi i mbrojtjes së Ronida Hysit nga avokati i saj në gjykatë, gjë të cilën gjykatësit nuk e kanë marrë parasysh duke dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ronida Hysi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër, dyshohet se e zuri korrenti gjatë riparimit të një defekti

23:04 / November 9, 2026

“SPAK sa herë ankohen të dënuarit, i rëndojnë akuzat”, ish-ministri Manjani: Të njëjtën gjë bënë dhe me Veliajn, SHISH institucion parazit

22:19 / November 9, 2026

1000 euro për vezët e femrave, skandali i dhurimit/ Fiks Fare zbulon skemën e paligjshme të klinikave të fertilizimit në Tiranë

21:40 / November 9, 2026

Dyshimet për ndotjen e ujit në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Nuk i shamngim dot rastet e kontaminimit të ujit

20:59 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.