Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

1000 euro për vezët e femrave, skandali i dhurimit/ Fiks Fare zbulon skemën e paligjshme të klinikave të fertilizimit në Tiranë

21:40 / November 9, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fertilizim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Klinika në Tiranë zhvillojnë aktivitetin e shitjes së vezëve femërore kundejt pagesës. Fiks Fare zbulon se si funksionon rrjeti dhe si realizohet tregtia e paligjshme në klinika fertiliteti në Tiranë.

Rrjetet sociale gjithmonë e më shumë përdoren për të reklamuar produkte shërbime apo për të shitur.
Në rrjetin social Tik Tok , Fiks Fare zbuloi një faqe të quajtur EGG ( Vezët) e cila reklamonte shitjen e vezëve femërore kundrejt pagesës 1000 euro.

Fillimisht gazetarët e Fiksit komunikuan me mesazhe, për të shprehur interesin. Faqa në Tik Tok kërkoi të dhënat si emri, mosha, gjatësia, ngjyra e syve, pesha, grupi i gjakut, dhe mbi të gjitha theksoi se nevoitet pasja e aplikacionit Telegram.Pas bisedave të para në Tiks Tok, komunikojmë në Telegram, ku na kërkohet data e fillimit dhe mbarimit të ciklit menstrual, dhe sigurohemi për pagesën prej 1000 euro për individët me pasaportë shqiptare. Në fund, në bisedat në telegram se pagesa do të bëhet ditën e dhurimit, dhe do na kontaktojë kordinatorja e spitalt.

Fill pas kësaj në telefonin e gazetares mbërrin një mesazh nga kordinatorja e Turkish International Hospital, e quajtur Lira.

Fiks Fare shkoi në ambientet e spitalit i cili ndodhet në zonën e bllokut. Kordinatorja na shpjegon se fillimisht vajza do ti nënshtrohet analizave si grupi i gjakut, entromentoza etj dhe një vizitë mjekësore gjinekologjike, ku do të vlerësohet nëse mund të bëhet dhurimi i vezëve. Ato duhetë të jenë të shëndetshme pasi do të dhurohen për lindjen e një bebi. Pagesa bëhet kesh nga spitali, pohon kordinatorja.

image 6
image 7

Menjëherë pas kësaj gazetarja e Fiksit shkon të përballet me kordinatoren e Turkish International Hospital për ta pyetur për tregëtinë që bëhet me shitjen e vezëve kundrejt pagesës.
Zonja Lira mohon procedurën dhe justifikohet duke thënë” e kam pyetur vajzën si i beson Tik Tok” e më pas mbyllet në zyrë duke refuzuar të japë sqarime.

image 8

Por a është vetëm Turkish International Hospital që kryen këtë aktivitet të paligjshëm në Shqipëri?
Fiks Fare shkoi edhe në një nga klinikat gjinekologjike më te njohura në Tiranë. Klinika Glozheni.
Fillimisht një mjek pohon pagesën 1000 euro dhe se duhen ndjekur mjekimet e duhura.

Gjatë vizitës mjekësore mjeku Elko Glozheni pohon se vajza fillimisht duhet ti nënshtrohet analizave për të parë nëse është në kushtet e duhura për këtë procedurë, e më pas e drejton gazetaren e Fiksit në laborator për të bërë analizën.
Pas investigimit, Fiks Fae shkoi në klinikën Glozheni për tu përballur me mjekun Elko Glozheni.

Ai deklaron se duhet të dalim jashtë më te mirë, që mos të çohet. “Nuk shet njëri vezë”- pohoi doktori pa sqaruar se përse paguhen 1000 euro për dhurimin.
Paratë mund të jenë një zgjidhje e shpejtë për vajzat që ndodhen në vështirësi financiare, por a janë të vetëdishme për atë çfarë u kërkohet për të përfituar këto para?

Fiks Fare iu drejtua me kërkesë për informacion Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me procedurën e dhurimit të vezëve femërore kundrejt pagesës.

Në përgjigjen e kthyer Ministria e Shëndetësisë sqaron se sipas nenit 6, pika 1 të ligjit 10454 të datës 21.07.2011 “Për transplantimin e indeve , të qelizave dhe organeve me origjinë njerëzore për qëllim transplanti, ndalohet për përfitime financiare.

Për rrjedhojë shitja blerja e ovociteve femërore nuk lejohet në Republikën e Shqipërisë.

Fiks Fare dokumentoi me zë dhe figurë, se si ky aktivitet i paligjshëm zhvillohet në zemër të Tiranës në klinikat më të njohura.

1000 euro dhurim fertilizim klinika skandali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyshimet për ndotjen e ujit në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Nuk i shamngim dot rastet e kontaminimit të ujit

20:59 / November 9, 2026

Rama në Paris me ftesë të Macron, pritet në Pallatin Elize

19:21 / November 9, 2026

Begaj dhe homologu italian takohen me kryetarët e të gjitha komunave arbëreshe në Itali: Dëshmi e gjallë e miqësisë së veçantë

15:55 / November 9, 2026

Takimet speciale dhe eskortat në qeli, drejtori i policisë së Burgjeve tregon se çfarë ndodh në burgjet shqiptare

15:40 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.