Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Stafi lutej që fotografitë të mos publikoheshin”/ Ish-konkurrenti zbardh të tjera skandale: Produksioni shantazhonte Tean dhe Beartin, bisedën e posedoj unë

13:40 / February 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tea
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emisioni “Për’puthen” premton skandale të reja, të paktën nisur nga një postim i pak minutave më parë të ish-konkurrentit, Erjon Geca. Geca deklaron se produksioni ka qenë në dijeni të lidhjes mes Teas dhe Beartit dhe se përmes kontratës dhe shantazhit i ka detyruar personat e përfshirë në këtë histori, që të mos thonë të vërtetën.

Më tej, ai rrëfen se zotëron një bisedë telefonike mes një konkurrenti dhe produksionit, ku vihet në dijeni produksioni për gjithçka që po ndodhte jashtë studios dhe se sipas Erjonit, stafi lutej që fotografitë të mos publikoheshin.

640 0 601940f09d81b

“Mos thoni më se produksioni s’ka qenë në dijeni se ju betohem ua hodha bisedën telefonike, që produksioni u vu në dijeni dhe vazhduat t’i mbanit edhe pse e dinit të vërtetën që ishte jashtë studios. Ja ta them unë pse nuk i la të lidheshin bashkë. Donte t’i mbante peng deri në fund, për arsye audience, pasi pa se çiftin e donte publiku dhe po merrte shumë klikime emisioni. Problemi i produksionit ishte t’i mbante këta me shantazh, me atë dreq kontrate, që të rrinin deri në fund, që të arrihej misioni fake, që ju detyruat të bëhej ashtu. Sepse me këtë çift të detyruar që bëtë, produksioni lëpinte buzët duke numëruar klikimet. TURP për këtë që po bëni, lërini të lirë të krijohen vetë çiftet e jo t’i detyroni ju për klikime. Ekziston një bisedë
telefonike mes një konkurrenti dhe produksionit, ku vihet në dijeni produksioni për gjithçka që po ndodhte jashtë studios duke vërtetuar me foto këto gjëra dhe produksioni lutet që të mos të dalin ato foto, sepse i interesonte t’i mbante në studio për efekt audience dhe jo t’i linte të lirë dhe thotë mos hidh gjë se deri në janar do i mbaj, pastaj do dalin çift. Dhe këtë bisedë telefonike e posedoj unë, por duke qenë se është konkurrent më duhet të marr okay nga personazhi që ta hedh dhe besoj se jemi në rrugën e duhur, se s’dua të bëj pabesi ndaj tij, por nëse ndodh që mashtrimet vazhdojnë, atëherë do e nxjerr pa menduar fare më gjatë. DURIM dhe do dëgjoni të vërteta që vetë produksioni i pranon dhe i thotë”, përfundojnë postimet e tij në Instagram Story.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Rregulla të reja për tarifat e këmbimit valutor, BSH rrit transparencën edhe për transfertat online

18:42 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Rama në Cernobbio: “Integrimi gradual është mënyra e vetme për të na futur brenda në BE”

18:16 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.