Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ka ndryshuar sërish varianti anglez i COVID, ja çfarë alarmoi Britaninë e Madhe

14:34 / February 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 15b9c6e1aed7b75d1ff1a7d23ce7f11e
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Shëndetësisë së Britanisë, Matt Hancock, deklaroi se janë identifikuar 105 raste infektimesh me variantin e virusit të zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut.

Sipas tij, 11 prej të infektuarve nuk kanë patur lidhje me udhëtimet ndërkombëtare. Duke folur për median, Hancock tha se autoritetet e shëndetësisë kanë në plan të testojnë 80 mijë njerëz nga zonat ku kanë rezultuar të infektuarit në Britani për të izoluar dhe ndaluar përhapjen e mutacionit të ri.

“Aktualisht nuk ka asnjë provë që sugjeron se ky variant është më i ashpër, por ne duhet të veprojmë me shpejtësi kundër tij. Shtimi i testimeve ka vënë në objektiv zonat ku është gjetur varianti i ri dhe se çdo rast pozitiv po analizohet. Punonjësit e shëndetësisë në bashkëpunim me autoritetet lokale po trokasin derë më derë për të testuar njerëzit në ato zona”.

Zyrtari i lartë britanik shtoi se Mbretëria e Bashkuar kishte vaksinuar deri tani 9.2 milionë njerëz kundër koronavirusit, përfshirë 931,204 vaksinime gjatë fundjavës. Ai po ashtu njoftoi se Britania ka porositur rreth 40 milionë doza të tjera vaksinash të zhvilluara nga kompania franceze Valneva, ndërsa qeveria përgatitet mbi mundësinë e përsëritjes së vaksinimit për të mbajtur nën kontroll virusin.

Vaksina, e cila po prodhohet në Skoci, ende po u nënshtrohet provave klinike dhe nuk është miratuar nga organet rregullatore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.