Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Ylli Pata / Sloganet e 25 prillit, si 50 Hijet e Grey-t

19:25 / February 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 601aaf09614f9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Pata

Kur trilogjia e E. L. James, dominoi për disa vite skenën botërore të letërsisë më të shitur e më pas kinematografisë me të famshmet e “50 hijeve” logjika e dominimit, e pushtimit e kontrollit, pati bazën në kritikën botërore.

E që në fakt u komentua si një trend i ri shoqëror ku realisht shoqëria nuk ka ecur përpara por po tërhiqet në analet e errëta edhe pse të ndriçuara me mirëqenien. Në thelb ideja e njeriut ishte fikse; dominimi. Kur sheh sot sloganet e dy grupimeve kryesore politike në vend për fushatën e 25 prillit, nuk mendon kush një referim tek njerëzit, por lart tek ata që komandojnë.

“S’ka kohë për pushim” thotë Partia Socialiste që duket se ka lançuar sloganin e 25 prillit. “Shqipëria fiton”, thotë parulla e Lulzim Bashës. Askush nuk pushon dhe fitojnë të gjithë, por i përfshirë kush është?

“Shqipëria shtëpia juaj” thotë LSI e cila e ka marrë gati nga filozofia trumpiste logjikën e ashtuquajtur anti-establishment edhe pse ish-kreu i saj e ka në majën e piramidës së shtetit.

Nuk ka ndonjë zhvillim të madh nëse i thirremi sloganeve në vite: “Me ne fitojnë të gjithë”, “Shqipëria po ndryshon”, “Një shans për të gjithë”, “Me duar të pastra”, “etj.

Po të krahasosh eksperiencat e ndodhura në rajon për gjithë këto 30 vite ka modele më konkrete më të afërta për njerëzit: “Ne mundemi”, “Për të gjithë ne”, “Për integrimin europian”, “Për fëmijët tanë” etj, etj.

Po t’i hysh në logjikë tentativës politike të 25 prillit shikohet një shkëputje nga realiteti, shikohet një mesazh që vjen nga lart e jo që kërkon nga poshtë. Dikush kërkon “punë më shumë e jo pushim” e tjetri “fitore”.

Pra, thelbi është pushtet, drejtim, kontroll domin, një logjikë e trilogjisë 50 hijeve së Grey-t. Natyrisht secili sipas midesë së vet…

Hijet e Grey Slogane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spiralja e panevojshme ku po zhytet Agron Shehaj me “deklaratat” e pasurisë

21:03 / July 17, 2026

Ekzaltimi me idenë se ‘SPAK po tremb paranë’

10:20 / July 15, 2026

100 mijë në bulevard, ose 800 mijë në kutitë e votimit

20:42 / July 14, 2026

Përdhunuesit publikë të biznesit dhe OJF-të e shtypit që duan t’u ruajnë “nderin”

20:19 / July 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.