Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Punonte në shtëpi bari në Britani, flet i riu: Isha fermer i mirë, i dua bimët. Merrja 7 mijë euro në muaj

17:28 / February 4, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
droga
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shumë të rinj shqiptarë në Britaninë e Madhe qëndrojnë të izoluar në të ashtuquajturat shtëpi të barit.

Ato janë apartamente në të cilat kultivohet hashash, të rinj shqiptarë punojnë atje për llogari të trafikantëve që këtë proces e drejtojnë nga larg.

Të tilla shtëpi ka edhe në Holandë apo Belgjikë dhe një i ri na tregoi se si u përfshi në këtë rrjet kriminal.

 A Ishe një fermer i mirë ti?

FERMERI: Po. Shumë i mirë pasi unë i dua shumë bimët.

 Bimët që kujdeseshe ti pra çfarë lloji ishte hashashi?

FERMERI: Ajo është farë hibride që rritet për 10 javë. Ajo është rraca pehejs ose amnejza. Kjo është rraca që ka tch më ta lartë, substanca që të deh. Pastaj në Shqipëri preferohen ato bimët e tjera që rritën shumë dhe kërkojnë 3 muaj-9 muaj kohë. Ne në sera kultivonim këto që rritën sa një lule.

 Dhe sa paguheshe ti për këtë punë që bëje?

FERMERI: 5-6-7 mijë euro në një sezon dhe një sezon ka 10 javë.

Për fermerin e hashashit në Angli paga është më e lartë. 5 mijë paund në muaj janë ato që joshin djemtë e rinj shqiptarë të cilët më pas marrin guximin të shkojnë me kamion.

Sa djem njeh ti që kanë shkuar në Angli për të punuar?

FERMERI:Shumë 20-30

 Janë kthyer?

FERMERI: Jo, nga ata që njoh unë asnjë.

Sa vite kanë andje?

FERMERI: Varet nga 2 deri në 7 vjet.

 Pa letra?

FERMERI:Pa letra vetëm në një shtëpi bari, si qen.

Të shkosh në Angli në rrugë ilegale pra me kamion minimalisht të duhen 18 mijë paund, për këtë arsye shumë djem të rinj pranojnë që rrugën ta paguajë pronari I shtëpisë së barit, më pas ata do të punojnë si fermer dhe rojë në shtëpinë e drogës deri sa të shlyhen borxhi.

FERMERI: Këta që ikin me kamion për mendimin tim e kanë lakun në fyt. Ose kanë borxhe, ose probleme të tjera madhore.

Sa paguhesh?

FERMERI: Por me mirë se në Europë pasi madhësia e shtëpisë barit është e madhe dhe punohet me % 25% të prodhimit. Diku tek 5 mijë euro në muaj i bie.

 Pra personi që do të paguante ty rrugën për në Angli do të paguante rrugën që shkon diku tek 17-18 mijë paund dhe ti do të punoje për të 1 vit e gjysmë? Më pas çfarë do të ndodhte me ty?

FERMERI: Po, do bëja shtëpinë time të barit. (tch)

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama ndan pamjet nga pritja në Pallatin Elysee, mirëpritet nga Macron dhe bashkëshortja e tij

22:24 / November 10, 2026

Rruga Tiranë-Durrës, Karakaçi: Hapet në dy muajt e parë të vitit 2027, zgjerimi do shkojë deri te Ura e Dajlanit

21:00 / November 10, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026

“Protestat në Tiranë si një tenxhere ku zien gjithçka, nga Irani te opozita”, Rama në Forumin e Paqes në Paris: Synojmë mbylljen e negociatave me BE-në në 2027

19:21 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.