Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Xhaçka- Osmani: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, hapa të rëndësishëm drejt integrimit

10:16 / February 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
olta xhacka 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mirëpriti në një takim homologun e saj, Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin.
Ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria bashkë me Maqedoninë e Veriut i kanë plotësuar kushtet për miratimin e kornizës negociuese, si dhe për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare.
“Gjithkush që e njeh rajonin tonë, besoj e kupton që arsyeja përse qoftë në Shqipëri, qoftë në Maqedoninë e Veriut, ka qenë e mundur që të hidhen hapa kaq të guximshme përpara, është sepse ne – pjesa dërrmuese e popullsive tona – besojmë tek perspektiva evropiane. Do të ishte për të ardhur keq, në qoftë se kjo punë kaq e madhe e ky besim kaq i madh do të zhgënjeheshin sërish, për shkak të konsideratave subjektive, politike të vendeve anëtare, në një moment që vlerësimi objektiv, teknik nga ana e Këshillit dhe vendimi i tij në mars 2020 ka qenë pozitiv”, tha ministrja në deklaratën e përbashkët për shtyp.

Kryediplomatja Xhaçka vlerësoi rolin e faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar atë si vendimtar në proceset euro – atlantike dhe si një urë lidhëse miqësie e bashkëpunimi mes dy vendeve.

Ardhja e Ministrit Osmani në Tiranë shënon vizitën e parë të një Ministri të Jashtëm në Shqipëri, që prej ardhjes së Ministres Xhaçka në krye të MEPJ.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Klodiana Spahiu takim me studentët në “Koço Gliozheni”, në fokus sfidat e praktikës dhe e ardhmja profesionale

10:59 / November 10, 2026

SHBA evakuon avionët nga një bazë në Britani pas kërcënimit nga Irani

10:54 / November 10, 2026

Asambleja e PS të shtunën, zbulohet vendi ku Rama do të mbledhë socialistët, çështjet që do të diskutohen

10:51 / November 10, 2026

Shqipëri–Finlandë, shiten të gjitha biletat për sfidën e Nations League! ‘Air Albania’ pritet të jetë i mbushur plot

09:49 / November 10, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.