Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ministrja Klodiana Spahiu takim me studentët në “Koço Gliozheni”, në fokus sfidat e praktikës dhe e ardhmja profesionale

10:59 / November 10, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1794302045 klodianaspahiu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Studentët që po zhvillojnë praktikën profesionale në SUOGJ “Koço Gliozheni” kanë zhvilluar një bashkëbisedim me ministren e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu.

Në fokus të takimit ka qenë përvoja e tyre në mjedisin spitalor, sfidat gjatë praktikës dhe pritshmëritë për të ardhmen profesionale.

Përmes një postimi në Facebook, Spahiu thekson rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me studentët dhe përmirësimit të kushteve në të cilat ata zhvillojnë formimin profesional. Sipas ministres studentët që zgjedhin profesionin e shëndetësisë janë një investim i çmuar për të ardhmen e tyre.

“Bashkëbisedim i hapur me studentët që po zhvillojnë praktikën profesionale në SUOGJ “Koço Gliozheni”, për të dëgjuar nga afër përvojën e tyre në mjedisin spitalor, sfidat me të cilat përballen, kërkesat dhe pritshmëritë për të ardhmen.

 Komunikimi i drejtpërdrejtë me studentët, vëmendja ndaj nevojave të tyre dhe adresimi i shqetësimeve janë të rëndësishme për të përmirësuar kushtet e praktikës dhe për të krijuar një mjedis që mbështet formimin e tyre profesional. Të rinjtë që zgjedhin profesionet e shëndetësisë janë një investim i çmuar për të ardhmen. Përvoja, dija dhe përkushtimi i tyre duhet të gjejnë mbështetjen e duhur, në mënyrë që nesër të japin kontributin e tyre aty ku nevoja për profesionistë të mirë është më e madhe, në çdo qytet të vendit.”- shkruan Spahiu.

klodiana spahiu kocoglozheni Ministrja studenten Takim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA evakuon avionët nga një bazë në Britani pas kërcënimit nga Irani

10:54 / November 10, 2026

Asambleja e PS të shtunën, zbulohet vendi ku Rama do të mbledhë socialistët, çështjet që do të diskutohen

10:51 / November 10, 2026

Shqipëri–Finlandë, shiten të gjitha biletat për sfidën e Nations League! ‘Air Albania’ pritet të jetë i mbushur plot

09:49 / November 10, 2026

SMS mashtruese te qytetarët/ Apeli i Policisë: Mos jepni të dhëna bankare në linqe të dyshimta

09:44 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.