Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Johnson & Johnson kërkon miratimin e vaksinës së saj me një dozë në SHBA

10:38 / February 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vaksine moderna 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kompania Johnson & Johnson u kërkoi rregullatorëve amerikanë të enjten të autorizojnë vaksinën e parë në botë me një dozë të vetme COVID-19, një alternativë më e thjeshtë që mund të rrisë numrin e kufizuar të vaksinave.

Vaksina e kompanisë J & J ishte e sigurt dhe ofronte mbrojtje të fortë ndaj rasteve të moderuara deri serioze me COVID-19, sipas rezultateve paraprake të një studimi masiv ndërkombëtar.

Ajo nuk dukej aq e fortë sa vaksinat konkurruese me dy doza Pfizer dhe Moderna – një përfundim që mund të ketë të bëjë më shumë me perceptimin sesa realitetin, duke pasur parasysh ndryshimet në mënyrën se si u testuan ato.

Por Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) po u kërkon këshilltarëve të saj të pavarur të debatojnë publikisht mbi të gjitha të dhënat lidhur me vaksinën me një dozë, në të njëjtën mënyrë si konkurrentet e saj u analizuan deri në detajet më të vogla, para se të vendosë nëse do t’i hapë dritën e gjelbër një alternative të tretë në Shtetet e Bashkuara.

Dr. Peter Marks, shefi i vaksinave të FDA-së, ka tërhequr vëmendjen që të mos bëhen krahasime para se të jenë në dispozicion të gjitha të dhënat.

“Me një nevojë kaq jetike për ta vënë nën kontroll këtë pandemi, mendoj se nuk mund të injorojmë asnjë instrument të mundshëm për ta luftuar atë”, i tha ai Shoqatës Amerikane Mjekësore javën e kaluar.

“Duhet të bëjmë të pamundurën për t’u siguruar që të identifikojmë grupet që do të përfitonin më shumë nga secila prej këtyre vaksinave dhe t’i përdorim ato në mënyrën më të përshtatshme”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.