Ndriçim Mehmetaj ka folur mbi programin e PD-së për arsimin, ku tregon se si do të ndryshojë trajtimi i mësuesve.
“Programi ynë synon mësuesin. Mësuesi në qendër të dijes dhe të arsimit për fëmijët tanë. Ne do të rrisim pagat me 60%. Asnjë mësues në arsimin parauniversitar nuk do të marri më pak se 700 Euro në muaj. Me këtë përfitojnë 35 mijë mësues dhe 3 mijë edukatorë. Ne do të depolitizojmë arsimin. Arsimi do të përfitojë në mënyrë profesionale, pra aftësitë do të jenë ato që do të vendosin vendin e punës për çdo mësues”, tha ai.
Ai tha se më 25 prill ne do të kemi mësues më të përkushtuar, mësues më të vlerësuar.
