Azgan Haklaj, ish deputet ishte i ftuari i radhës këtë të hënë në “Studio Live“, ku foli edhe për protestat që janë mbajtur në kryeqytet javët e fundit. Për aktet vandale ai tha se kjo nuk është dorë e studentëve, por sipas tij janë njerëz të infiltruar. Haklaj thekosi ndër të tjera se ato kanë qenë protesta të qeta derisa u përfshi kreu i PD, Sali Berisha.
“Kam qenë mbështetës i protestave që në 31 maj, edhe i flamingove edhe i protestave studentore. Kategorik jam kundër dhunës, por nuk ka dhunë nga studentët. Ka dhunë nga njerëzit që janë infiltruar tek studentët për t’ia faturuar studentëve. Kanë qenë protesta familjare që në momentin që vuri dorë Sali Berisha nuk ka nevojë as për autobot as për zjarrëfikëse as për shkop është vetë shkopi pse jemi në një situatë dramatike. Shtatë presidentë që janë të ndërruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ende është Berisha katër papë janë ndërruar dhe ende është Sali Berisha dhe. Ai e ka vjedhur protestën studentore të viteve 90, e ka grabitur dhe ka dalë me sloganin bashkëvajtës e bashkëfajtor e ka vrarë që në qelizë demokracinë shqiptare”, tha Haklaj.
