Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrasja e Artan Cukut, familjarët kërkojnë dëmshpërblim

12:01 / February 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aRTAN cUKU 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Familjarët e komisarit Artan Cuku, i cili u vra në 8 prill 2017, kanë paditur në Gjykatën Administrative, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Ekonomisë, pasi kërkojnë dëmshpërblim material dhe moral, si dhe drejtësi, pasi sipas tyre urdhëruesi i krimit është ende pa vendim.

Ata kërkojnë një dëmshpërblim prej 1 milion eurosh. Seanca është caktuar të mbahet ne gjykaten Administrative më 8 shkurt.

Sipas ekspertizës shteti duhet t’u paguajë familjarëve 1 mln euro.

Kryekomisari Artan Cuku u vra nga dora e krimit në 8 prill 2017, në rrugën e Kosovarëve në Tiranë, aty dhe ku banonte. Porositësi i vrasjes së tij është Bledar Jambelli, i arrestuar po ashtu në Greqi. Ndërkaq, është arrestuar më herët vrasësi Mikel Shallari, i cili po vuan dënimin.

Mikel Shallari i ka treguar hetuesve se Jambelli ka paguar për vrasjen e kryepolicit pasi është arrestuar në 2012 nga Cuku, kohë kur mbante postin e Drejtorit të Policisë së Vlorës. Jambelli pagoi 3 mijë euro Mikel Shallarin për të vrarë Artan Cukun, ndërkohë që 22 mijë euro do t’ia jepte pas kryerjes së vrasjes.

Gjithashtu, në pranga fillimisht ka rënë dhe Kristaq Leci, sepse është personi që ndërmjetësoi mes porositësit dhe vrasësit të Cukut. Por si Leci dhe Jambelli janë liruar nga autoritetet e drejtësisë greke. Procesi për ta po vijon në gjykatën e Tiranës, por për shkak të pushimeve ishte ndërprerë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Klodiana Spahiu takim me studentët në “Koço Gliozheni”, në fokus sfidat e praktikës dhe e ardhmja profesionale

10:59 / November 10, 2026

SHBA evakuon avionët nga një bazë në Britani pas kërcënimit nga Irani

10:54 / November 10, 2026

Asambleja e PS të shtunën, zbulohet vendi ku Rama do të mbledhë socialistët, çështjet që do të diskutohen

10:51 / November 10, 2026

Shqipëri–Finlandë, shiten të gjitha biletat për sfidën e Nations League! ‘Air Albania’ pritet të jetë i mbushur plot

09:49 / November 10, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.