Ish futbollisti i njohur i Kombëtares dhe drejtori i klubit sportiv të Lazios Igli tare është sulmuar sot nga një pitbull ndërsa po bënte shëtitje me qentë e tij.
Igli Tare ishte duke ecur pranë vendbanimit në Olgiata, ku ai jeton prej disa kohësh me familjen e tij kur ndodhi ngjarja e rëndë raportojnë mediat italiane.
Teksa po kryente ecjen e tij në rrugë një pitbull i shpëtoi pronarit dhe sulmoi Taren.
Ndërhyrja e mbikëqyrjes arriti vetëm të kufizonte dëmin, por Tare humbi një qen, i vrarë nga Pitbulli, ndërkohë që vetë ish-futbollisti është lënduar, raporton report tv.
