Ish-deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho ka dhënë një lajm të trishtë. Ajo shkruan se ka ndërruar jetë në moshë të re Amarildo Mekollari, një nga themeluesit e LRI.
“Më trishtove shumë mik i mirë, bashkëpunëtor i çmuar në krijimin e LRI-së. Sa e pabesë kjo flamë Covid-19 që të mori e të largoi nga ne fizikisht, pasi ti do jesh me ne dhe në kujtimet tona përgjithmonë.
Prehu i qetë mik i mirë e mos ki merak, sepse Beta dhe engjëlli juaj nuk do jenë vetëm, por do të kenë gjithmonë pranë miqtë e tu.
Për mua do të mbetesh Amarildoja Mekollari i Skraparit, që më priste me buzëqeshje e plot pozitivitet.
Do na mungosh shumë.
Ngushellime Betës dhe familjes”, shkruan Xhixho.
