Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Donte një vajzë që e kishte në të njëjtin kurs”, studiuesja zbulon historinë e rrallë të dashurisë së Ismail Kadaresë

15:33 / February 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kadare
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Studiuesja Alda Bardhyli ka prezantuar librin më të ri të Ismail Kadaresë, ku ajo është prezente në vepër, “Dialog me Alda Bardhylin”.

Bardhyli u shpreh se në libër, Kadare tregon historinë e dashurisë me një vajzë nga Tirana, të cilën e kishte në një kurs.

 “Jetët e shkrimtarëve shqiptarë në tërësi kanë qenë të trazuara. Këto detaje nuk duken shumë të rëndësishme, por janë shumë me rëndësi për studiuesit, por edhe për publikun. Duket se është një vajzë që është theksur në kujtesën e Kadaresë, që ai shumë herë e kujtonte.

Ai e ka përmendur edhe në një vepër tjetër të tij ‘Mjegullat e Tiranës’. Janë letra të shkruara dashurie përpara 50 viteve”, tha Bardhyli për emisionin “Kjo Javë” në Neës24.

Bardhyli thekson se Shqipëria mbetet pjesë e pashmangshme e veprave të Kadaresë, kurse shton se shkrimtari ynë i njohur ka emancipuar shoqërinë shqiptare gjatë diktaturës.

“Ky libër është shumë i mirë dhe është bisedë shumë interesante. Kadare u josh që në fëmijëri nga Shekspiri. Kadare ndalet tek pushteti i letërsisë. Kadare më ka thënë se donte të bëhej një shkrimtar i madh. Shqipëria është pjesë e pashmangshme e Kadaresë. 

Veprat e tij kanë emancipuar shoqërinë gjatë diktaturës. Ismail Kadare zhvesh nga mjegulla edhe raportin e tij me regjimin diktatorial. Në libër tregon historinë e dashurisë me një shoqe kursi, një dashuri shumë e bukur, që e ka kujtuar shpesh, e tregon edhe tek “Mjegullat e Tiranës””, tha Bardhyli.

Alda Bardhyli Ismail Kadare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.