Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ahmetaj shuan zërat: Banesat e ndërtuara pas tërmetit mund të trashëgohen ose të shiten

18:17 / February 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama ahmetaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj dhe kryebashkiakun Erion Veliaj, zhvilloi një inspektim ditën e sotme në lagjen e re në Ndroq, ku po ndërtohen 74 shtëpi banimi, kopësht, shkollë dhe një qendër sociale.

Rama thotë se pasi humbën shtëpinë, afro 350 banorë do të mblidhen në këtë lagje afër fare me rrugën kombëtare dhe me akses të shpejtë në shërbime.

Ndërkohë ministri Ahmetaj ka shuar të gjitha zërat lidhur me procedimin e një familjari për shtëpinë e tij që do të rindërtohet ose do të jetë e re, në kuadër të procesit të Rindërtimit. Ai tha se shtëpia mund të trashëgohet, por edhe të shitet, pasi nuk është në pronësi të shtetit.

Ahmetaj: Para 1 jave i kemi dhënë bashkive kontratën për shtëpitë, bashkitë tani fillojnë të futen në procesin e marrëveshjes me familjet që i janë dëmtuar shtëpitë, dhe familjarët e marrin, e trashëgojnë, e shesin i bëjnë çfarë të duan. Thashethemet që qytetarët nuk e shesin dot e shtëpinë nuk janë të vërteta, ndoshta dhe janë thashetheme elektorale.

Rama: E rëndësishme është që të gjithë ata që janë në pritje, sepse shtëpitë individuale avancojnë. Famijet po kthehen në shtëpi. Një pjesë e vogël që i kanë shtëpitë e dëmtuara në pika jo të favorshme t’i marrin paratë në dorë dhe po të duan t’i ndërtojnë atje me supervizimin tonë, por unë them të mos e ndërtojnë atje. Të gjejnë një zgjidhje tjetër. Ndërkohë ata që presin apartamentet pjesë-pjesë do të fillojnë një pjesë do presin ende me bonus qiraje ne do u japim kontrata që familja jote merr këtë apartament me këtë sipërfaqe, dhe në këtë afat ti merr apartamentin dhe në çdo kalim afati qeveria apo bashkia do paguajë një penalitet. Kështu ai e ka kontratë me akt noterial që po të dojë të shkojë të kërkojë llogari në gjykatë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përfundojnë rregullat e fleksibilitetit për kontrollet e hyrje-daljeve në BE, priten radhë të reja në kufi, linjat ajrore bëjnë paralajmërimin

15:04 / September 6, 2026

Tragjedi në Kepin e Gjelbër, autobusi me studentë bie nga 30 metra! Të paktën 21 viktima

13:38 / September 6, 2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në 3 qarqe/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla

13:00 / September 6, 2026

Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, arrestohen të gjithë të dyshuarit! Në pranga edhe një emër i njohur i qytetit

12:40 / September 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.