Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rakacolli jep lajmin e keq: Imuniteti i tufës është ende larg, duhet të infektohet rreth 80% e popullsisë

20:10 / February 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rakacolli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka deklaruar se akoma jemi shumë larg krijimit të imunitetit të tufës.

Rakacolli e ftuar në ABC është shprehur se imuniteti i tufës arrihet pasi infektohet 70-80% e popullsisë, dhe siç thonë ekspertët kjo është akoma larg.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se ISHP po punon për hartimin e një raporti përfundimtar përmes testeve serologjike  për të parë se sa % e popullsisë e ka kaluar Covid.

“Vendosja e masave kufizuese bëhet në bazë të indikatorëve në lidhje me incidencës së rritjes së rasteve të reja me % e pacientëve që zënë dhe shtrohen në spitale dhe atyre që humbin jetën. Shifrat janë të sakta ashtu si në të gjithë botën.

Nuk duhet të merremi me rritjen e numrit të vdekjeve por duhet të merremi shkakun që ndikon, jemi larg imunitetit të tufës, pasi me atë që thonë ekspertët akoma jemi larg plotësimit të imunitetit të tufës. Imuniteti i tufës duket dhe nga shifrat ai arrihet kur të infektohet 70-80% e popullsisë. Instituti i Shëndetit Publik në matjet e tyre bëjnë raportet e tyre në lidhje me personat që e kanë kaluar ose jo koronavirusin pasi të mos harrojmë se ka dhe qytetarë që e kalojnë në mënyrë asiptomatike sëmundjen. ISHP po merret me studimin për të bërë të mundur një raport të tillë por akoma duhet punë dhe kohë për të arritur një gjë të tillë.

Ne do ja dalim ashtu siç i dilet çdo pandemie, siç ja ka dalë njerëzimi nuk është si të humbasësh jetën por historikisht është treguar që ato që janë treguar të përgjegjshëm ja kanë dalë dhe e vetmja mënyrë është parandalimi i saj nëse respektohen masat kufizuese, ne u kemi shpjeguar dhe kemi krijuar kushtet në lidhje me këtë. Në lidhje me analizën nëse do të kemi apo jo masa të tjera mund të ndryshojë çdo ditë. Ne po kërkojmë fuqimisht zbatimin e masave kufizuese”, është shprehur Rakacolli.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër, dyshohet se e zuri korrenti gjatë riparimit të një defekti

23:04 / November 9, 2026

“SPAK sa herë ankohen të dënuarit, i rëndojnë akuzat”, ish-ministri Manjani: Të njëjtën gjë bënë dhe me Veliajn, SHISH institucion parazit

22:19 / November 9, 2026

1000 euro për vezët e femrave, skandali i dhurimit/ Fiks Fare zbulon skemën e paligjshme të klinikave të fertilizimit në Tiranë

21:40 / November 9, 2026

Dyshimet për ndotjen e ujit në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Nuk i shamngim dot rastet e kontaminimit të ujit

20:59 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.