Presidenti i klubit të Partizanit, Gaz Demi, ka folur për shumëçka mbrëmjen e sotme, në emisionin “Jashtë Loje”, me moderatore Sidorela Gjonin.
Ai tregoi edhe marrëdhënien që ka me Drejtorin e Përgjithshëm të Partizanit, Olsi Ramë, të cilin e konsideroi një mik të mirë dhe personin që e motivon më shumë te Partizani.
Demi u ndal edhe te marrëdhënia me zv.kryeministrin Erion Braçe dhe deputetin socialist, Bashkim Finon, tifozë të zjarrtë të Partizanit.
Të dy politikanët, Presidenti i Partizanit i konsideroi “miq dhe politikanë të mirë”.
“Drejtori Olsi Rama, është një djalë i përkushtuar, e kam mik të mirë dhe një nga njerëzit që më motivon më shumë te Partizani. Erion Braçe është një mik i mirë, tifoz i Partizanit. Kemi shumë vite që njihemi, ai është një tifoz që e ndjek Partizanin në çdo sekondë, jo nga mua, është tifoz që fëmijë me Partizanin. Është një burrë fisnik, një politikan i mirë. Bashkim Fino është miku im, jemi një brez bashkë, është vëllai im i madh them unë, me shaka i them “xha Bashkim”. Rrallë mund të ketë një politikan burrë fisnik, siç është Bashkim Fino, që do të ndihmojë njerëzit pa interes”, tha ai.
