Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vetingu/ Strasburgu jep vendimin e parë për Shqipërinë. Rrëzon Altina Xhoxhajn

10:33 / February 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
altina
Anetare e Gjykates Kushtetuese Altina Xhoxhaj, gjate nje seance gjyqesore ne Gjykaten Kushtetuese, seanca mes avokateve dhe qeverise per kontributet e sigurimeve shoqerore./r/n/r/nMember of the Constitutional Court, Altina Xhoxhaj, during a hearing in the Constitutional Court.
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Strasburgut ka dhënë vendimin e parë për Vettingun në Shqipëri. Vendimi vjen pas padisë së ish- gjyqtares Altina Xhoxhajn.

Gjykata Strasburgut rrëzon gjyqtaren Xhoxhaj duke i dhënë të drejtë vendimit të Vettingut për ta shkarkuar.

Xhoxhaj u shkarkua nga Vettingu dhe u nxor nga sistemi për 15 vite, ndërkohë që në padinë e saj e cilësonte trupën të papajtueshme.

VENDIMI NGA STRASBURGU

Në vendimin1 e sotëm të trupës gjyqësore të Dhomës në çështjen Xhoxhaj k. Shqipërisë (çështja
nr. 15227/19) Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi:
me shumicë votash (6 kundër 1) se nuk kishte shkelje të nenit 6 § 1 (e drejta për një proces të
rregullt) të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut përsa i përket pretendimit për mungesë të
pavarësisë dhe paanshmërisë të organeve të vetingut,
me shumicë votash (5 kundër 2) se nuk kishte shkelje të nenit 6 § 1 përsa i përket pretendimit për
parregullsi të procedurave,
me shumicë votash (5 kundër 2) se nuk kishte shkelje të nenit 6 § 1 përsa i përket pretendimit për
mosmbajtjen e një seance publike përpara Kolegjit të Apelimit,
me shumicë votash (5 kundër 2) se nuk kishte shkelje të nenit 6 § 1 përsa i përket pretendimit për
shkelje të parimit të sigurisë juridike, dhe
me shumicë votash (5 kundër 2) se nuk kishte shkelje të nenit 8 (e drejta për respektimin e jetës
private dhe familjare).
Çështja shqyrtoi shkarkimin nga detyra të një gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese në vijim të
procedurave të filluara ndaj saj, si pjesë e një procesi të jashtëzakonshëm për rivlerësimin e
përshtatshmërisë në detyrë të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend, i njohur ndryshe si
procesi i vetingut. Çështja e kërkueses u shqyrtua nga organet e vetingut, dhe Kolegji i Apelimit, pasi
e mori çështjen në shqyrtim në dhomë këshillimi, la në fuqi shkarkimin e saj nga detyra.
Gjykata arriti në përfundimin se nuk kishte shkelje të nenit 6 § 1, pasi organet e vetingut kishin qenë
të pavarura dhe të paanshme, procedurat kishin qenë të rregullta, shqyrtimi i ankimit të kërkueses
në seancë publike nga Kolegji i Apelimit nuk kishte qenë i domosdoshëm dhe nuk ishte shkelur
parimi i sigurisë juridike.
Për më tepër, Gjykata konstatoi se nuk kishte shkelje të nenit 8, pasi shkarkimi nga detyra kishte
qenë proporcional dhe ndalimi i përhershëm ligjor për të rihyrë në sistemin e drejtësisë për shkak të
shkeljeve të rënda disiplinore kishte qenë në përputhje me garantimin e integritetit të detyrës së
magjistratit dhe të besimit të publikut në sistemin e drejtësisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër, dyshohet se e zuri korrenti gjatë riparimit të një defekti

23:04 / November 9, 2026

“SPAK sa herë ankohen të dënuarit, i rëndojnë akuzat”, ish-ministri Manjani: Të njëjtën gjë bënë dhe me Veliajn, SHISH institucion parazit

22:19 / November 9, 2026

1000 euro për vezët e femrave, skandali i dhurimit/ Fiks Fare zbulon skemën e paligjshme të klinikave të fertilizimit në Tiranë

21:40 / November 9, 2026

Dyshimet për ndotjen e ujit në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Nuk i shamngim dot rastet e kontaminimit të ujit

20:59 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.