Një tjetër ministër i qeverisë Rama është infektuar me COVID-19. Ministri Niko Peleshi ka rezultuar pozitiv dhe është karantinuar në shtëpinë e tij.
Në media raportohet se mendohet se Peleshi është infektuar gjatë vizitës që ka bërë në Shkodër, për të parë nga afër situatën e përmbytjeve.
Niko Peleshi u caktua ministër i Mbrojtjes nga kryeministri Edi Rama, pasi Olta Xhaçka kaloi në Ministrinë e Jashtme.
