Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Tropojë/Arrestohen dy zyrtarë të lartë të Policisë, si manipuluan të dhënat e aksidentit

16:40 / February 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tropje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy zyrtarë të Komisariatit të Tropojës kanë përfunduar në pranga pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash. Në prangat e Policisë ka përfunduar nënkomisari me iniciale F.GJ., me detyrë specialist i Menaxhimit të Trafikut Urban dhe Interurban; dhe inspektori B.Rr., specialist i Seksionit të Menaxhimit të Trafikut Urban dhe Interurban. Nga hetimet e zhvilluara nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, është mësuar se përfaqësuesi i një kompanie sigurimesh ka bërë një kallëzim penal në datë 16  janar të këtij viti. Në denoncimin e tij, përfaqësuesi ka bërë me dije se gjatë një aksidenti të ndodhur në rrugën Tropojë – Lekbibaj, janë përplasur dy mjete dhe shoferit i është thënë nga punonjësit e policisë, se fajtor është mjeti i siguruar tek kjo kompani sigurimi. Dyshohet se dy punonjësit e Policisë Rrugore kanë shpërdoruar detyrën e falsifikuan dokumentet lidhur me aksidentin.

NJOFTIMI I PLOTË I PLOTË:

Kukës – SHÇBA ekzekutoi vendimin “Arrest në burg” për 2 punonjës policie të dyshuar për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim të dokumenteve”

Drejtoria Rajonale e SHÇBA Kukës-Dibër ekzekutoi vendimin për caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë, si dhe urdhërit të Prokurorit për punonjësit e policisë:

Nënkomisar F. Gj., specialist i Menaxhimit të Trafikut Urban dhe Interurban, pranë Komisariatit të Policisë Tropojë, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës;

Inspektor B.Rr., specialist i Seksionit të Menaxhimit të Trafikut Urban dhe Interurban, pranë Komisariatit të Policisë Tropojë, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës.

Nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se në 27 janar, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat Kukës- Dibër, është paraqitur përfaqësuesi i një kompanie sigurimesh, i cili ka bërë kallëzim penal se në datë 16 janar 2021, është njoftuar nga një shtetas se ka ndodhur aksident në rrugën Tropojë – Lekbibaj, ku janë përplasur dy mjete. Shoferit i është thënë nga punonjësit e policisë, se fajtor është mjeti i siguruar tek kjo kompani sigurimi.

Pas materialit kallëzues u krye hetim administrativ për rrethanat e aksidentit dhe përcaktimin objektiv të fajtorit si dhe veprimet e punonjësve të policisë në raport me ngjarjen. Dyshohet se dy punonjësit e Policisë Rrugore kanë shpërdoruar detyrën e falsifikuan dokumentet.

Me kërkesë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për dy punonjësit e policisë.

arrestohen Tropojë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.