Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama thumbon Bashën: Mund ta ketë bërë Zoti të bukur, por del në Instagram duke bërë makarona me këpucë, është dizaster!

19:40 / February 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka thumbuar kreun e PD-së nga Durrësi, madje “i ka futur frikën” qytetarëve duke i thënë se nëse do të ishte Basha në pushtet kur ra tërmeti nuk do i gjendej pranë, por do flinte gjumë.

Nuk harroi të përmendë dhe kreun e PD në Durrës, Ferdinand Xhaferri, i cili tha kohë më parë që “do rrisim cilësinë e diellit”.

Sipas Ramës, PD dhe Basha vetë nuk marrin vesh nga e bukura, duke përmendur dhe videon e fundit në instagram të kreut demokrat, duke gatuar.

Rama: Ka ndonjë këtu në Durrës që beson se po të ishte Luli kryeministër kur ra tërmeti do zgjohej në mes të natës dhe do rrinte këtu natë e ditë me ju? Ka ndonjë durrsak që mendon se do hyjë në apartament kur të vijë Luli bashkë me këtë që mendon të rrisë cilësinë e diellit. Ka ndonjë dursak që i shkon mendja që nëse do ishte PD në pushtet do sjelli ujësjellësin që të ketë ujë më shumë që nga koha e Enver Hoxhës. Më thoni një punë në Durrës nga të gjitha gjërat që janë bërë kur kanë qenë ata në pushtet? U bë rruga e plazhit herën e parë kur ishte Lefteri kryetar dhe ishte PS që i dha mbështeteje dhe i mbaroi mbështetja Durrësit. Më thoni ka ndonjë shkollë? Qasja e tyre është një qasje që është po ajo. Se çdo parti politike është një qasje një frymë një familje, dhe si çdo familje është e ndryshme. Qasja e tyre nuk ka lidhje me të bukurën. Mund t’i ketë bërë natyra të bukur, por dalin në instagram duke bërë makarona me këpucë. Ka dy mundësi, ose s’ka qenë duke i bërë vetë makaronat ose veshi xhinse dhe këpucë për të bërë makarona. Në të dyja rastet është dizaster. Kemi Berishën që ka thënë me zë dhe figurë që Bathorja është mrekullia e tetë e botës, dhe ai e beson këtë. Dhe e dini pse e thotë, sepse është i vetmi qytet në botë që është ndërtuar pa leje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjerohet programi i kontrollit mjekësor bazë, ulet kufiri i moshës! Nga shtatori check-up falas për të gjithë të rriturit mbi 35 vjeç

17:23 / September 6, 2026

Hunter Biden hap derën për Shtëpinë e Bardhë në 2028: Mund të më duhet të kandidoj për President

16:40 / September 6, 2026

Përfundojnë rregullat e fleksibilitetit për kontrollet e hyrje-daljeve në BE, priten radhë të reja në kufi, linjat ajrore bëjnë paralajmërimin

15:04 / September 6, 2026

Tragjedi në Kepin e Gjelbër, autobusi me studentë bie nga 30 metra! Të paktën 21 viktima

13:38 / September 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.