Altjon Çobo, një 20-vjeçar shqiptar është dënuar me 10 muaj burg, pasi u hodh nga një dritare e katit të parë të një fabrike kanabisi dhe theu këmbën kur policia bastisi pronën.
Sipas mediave të huaja, 20-vjeçari, ai iu tha oficerëve se u hodh nga banesa me katër dhoma gjumi, e cila ishte e mbushur me më shumë se 100 bimë kanabis me vlerë deri në 141,000 paund sepse i tha shefi i tij. Po ashtu, mësohet se ai ishte në vend ilegalisht.
Avokati i tij mbrojtës Charlie Benzies, ka deklaruar në gjykatë se i riu kishte nevojë për parë dhe ishte nisur për të punuar në ndërtim në Mbretërinë e Bashkuar duke paguar duke paguar 20 mijë paund dhe shuma do të paguhej brenda 15 muajve nëse do të punonte, avokati shtoi se i riu shqiptar u fsheh brenda një kamioni për të hyrë në Britani.
Sipas avokatit, ai nuk e dinte se do të punonte në një vend të tillë, por personat i kishin marrë pasaportën dhe ai kishte frikë ta raportonte situatën në polici. Gjithashtu, ai ka vënë në dukje se kjo situatë kishte qenë “traumatike” për klientin e tij.
