Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Më pak krime në burgje gjatë pandemisë, Gjonaj: Në 2020 u proçeduan penalisht 53 persona

23:11 / February 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
e gjonaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në burgje gjatë pandemisë kanë ndodhur më pak krime. Sipas shifrave bërë publike nga Ministrja e Drejtësissë Etilda Gjonaj, në vitin 2020, 53 persona u proceduan penalisht për vepra të lehta që kanë të bëjnë kryesisht më shkeljen e protokollit të burgjeve.

“Rezulton që për vitin 2020 janë ndjekur penalshit gjithsej 53 shtetas. Pandemia ka ndikuar në uljen e këtyre rasteve, pasi për një periudhë të gjatë kohore nuk ka patur vizita të familjarëve”, tha ajo.

Përsa i përket veprave penale që janë kryer kryesisht nga të dënuar dhe familjarë të tyre, numri shkon në total në 175 të tilla.

“SHKBB-ja ka referuar për vitin 2020 një numër prej 175 veprave penale në institucionin e Prokurorisë. Ndërkohë, janë marrë 11 masa përsa i përket masave të vlerësimit dhe janë referuar 93 të dënuar dhe ta paraburgosur, por edhe një numër i caktuar familjarësh, sidomos kur bëhet fjalë për futje të sendeve në burgjeve”.

Gjonaj dha disa statistika të zgjeruara edhe përsa i përket tre viteve të fundit. Në mesin e të dhënave bie në sy numri prej 24 drejtues apo shefash burgjesh, të cilët janë proceduar penalisht.

“Një shifër mund t’iu japë edhe përsa i përket të dhënave për periudhën kohore shtator 2017 – dhjetor 2020, ku numri i autorëve të proceduar është 966 shtetas. Janë autorë 24 drejtues të IEVP-ve apo nivelit të lartë drejtues”.

Procedimi penal për drejtuesit dhe shefat e burgjeve në vend ka ndodhur kryesisht kur janë shkelur rregullat. Nuk kanë munguar edhe rastet e keqtrajtimit të të burgosurve apo lëvizja e tyre nga një burg në tjetrin jashtë protokolleve të parashikuara.

burgje gjonaj proceduan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026

Tentoi ta godasë me thikë bashkëjetuesen/ Pranga 39-vjeçarit në Shkodër

10:47 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.