Detaje të reja janë zbardhur lidhur me shpërthimin e eksplozivit në një mjet një ditë më parë në Kamzë. Eksplozivi, lloji i të cilit nuk është përcaktuar ende, ishte vendosur në parakolpin e mjetit X5 të Gjon Menës, por jo direkt në mjet por në tokë.
Si pasojë e shpërthimit të lëndës eksplozive, e cila mendohet se ka qenë më pak se 100 g, ka marrë dëmtime të lehta në të dyja këmbët Gjon Mena, i cili ka qenë në afërsi të mjetit dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është larguar për në banesë.
Policia e ka referuar çështjen për vrasje të mbetur në tentativë dhe po heton për identifikimin e autorëve. I dëmtuari, i cili është me precedentë penalë, është pyetur në lidhje me dyshimet e tij.
Ndërkohë që policia po punon me kamerat e sigurisë për të identifikuar personin që ka vendosur lëndën plasëse apo që e ka ruajtur Menën, derisa ka parkuar në atë zone.
