Dy të mitur tashmë do të hetohen në gjendje të lirë për shkak të moshës nga policia, teksa janë kapur në flagrancë duke vjedhur në një ambient në rrugën “Dritan Hoxha”.
Policia bën të ditur se ata janë autorë dhe të katër vjedhjeve të tjera të ndodhura gjatë muajit janar. “Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u proceduan në gjendje të lirë shtetasit e mitur F. M., 14 vjeç dhe E. V., 13 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke vjedhur në një ambient në rrugën “Dritan Hoxha”. Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta dy shtetas janë autorë të 4 vjedhjeve të tjera ndodhura gjatë muajit janar”, thotë policia.
