Policia e Lushnjes ka vënë në pranga një 44-vjeçar pasi dyshohet se ka hyrë në shtëpinë e një vajze duke tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan shtetasin B. H., 44 vjeç, banues në fshatin Zhamë-Sektor, Lushnjë, pasi dyshohet se ka hyrë në banesën e një shtetaseje 20-vjeçare dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyjatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” e mbetur në tentativë”, thotë policia.
