Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqipëria ashpërson masat, ndryshon orari kufizues. Çfarë do të ndodhë me shkollat

12:24 / February 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
komiteti teknik 1 shkurt
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që orari kufizues për dy javët e ardhshme të jetë nga ora 20.00 deri në 06.00 të mëngjesit.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se masat janë marrë për dy javët e ardhshme pas rritjes së numrit të infektimeve, shtrimeve në spital dhe atyre në terapi intensive.

Krahas ndalimit të qarkullimit me këtë orar, është vendosur që të ndalohet brenda kësaj fashe dhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve brenda këtij orari kufizues.

Sakaq, ndryshime do të ketë dhe për shkollat. Në zonat me rrezik të lartë mësimi i shkollave të mesme do të kryhet online. Këtu përfshihen bashkitë Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz.

Përsa i përket universiteteve, sezoni i provimeve rekomandohet të zgjatet për të siguruar kombinim të provimeve online dhe atyre në auditor për lëndët ku kërkohet domosdoshmërisht prezenca sipas vlerësimit të bërë nga MASR.

“Me gjasë kemi shtim të ndjeshëm të infektueshmërisë, jemi në një kohë kur kushtet atmosferike dhe jemi në mes të dimrit, e bëjnë më të pafavorshëm situatën, të kemi ulje të moshës së të prekurve. Kjo si pasojë ka sjellë dhe një shtim të ndjeshëm të misioneve të urgjencës tonë kombëtare, misoneve në banesë, transferimin në spitale dhe kjos ituatë është shtuar me shtim të rasteve në spitale dhe në terapi intensive”, tha Manastirliu.

MASAT E MARRA

  • Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania) për një afat 14 ditor, duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.
  • Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery), duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.
  • Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, për periudhën 11 shkurt – 26 shkurt.
  • Sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë, sipas vlerësimit të MASR, duke zbatuar rreptësisht protokollet AntiCovid.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër, dyshohet se e zuri korrenti gjatë riparimit të një defekti

23:04 / November 9, 2026

“SPAK sa herë ankohen të dënuarit, i rëndojnë akuzat”, ish-ministri Manjani: Të njëjtën gjë bënë dhe me Veliajn, SHISH institucion parazit

22:19 / November 9, 2026

1000 euro për vezët e femrave, skandali i dhurimit/ Fiks Fare zbulon skemën e paligjshme të klinikave të fertilizimit në Tiranë

21:40 / November 9, 2026

Dyshimet për ndotjen e ujit në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Nuk i shamngim dot rastet e kontaminimit të ujit

20:59 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.