Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Historia e vrasjeve dhe hakmarrjeve, lidhja me bandën e Gaxhait që shkaktuan 2 viktima në Vlorë

19:20 / February 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
makina djegur
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pak orë pas vrasjes në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë ku mbetën të vrarë 2 shtetas dhe 1 tjetër u plagos, policia ka gjetur edhe makinën e djegur të autorëve të dyshuar.

Nga verifikimi që grupi i posaçëm hetimor ka bërë për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e ndalimin e personave të implikuar në ngjarje, ka gjetur brenda makinës edhe dy kallashnikovë.

Policia shpreson që nga gjurmët në makinë dhe të armëve të identifikojë edhe autorin apo autorët e këtij krimi të shumëfishtë.



Sipas informacioneve te para, behet e ditur se objektiv i atentatit ishte Armando Sulejmani, i njohur me pseudonimin “Çipuri” dhe qe mbeti i plagosur. Nderkohe qe humben jeten Orest Rexho kunati i Sulejmanit dhe Arjan Hasani, miku i tij.

HISTORIA E HAKMARRJEVE

Armando Sulejmanit i është bërë atentat edhe në vitin 2016, teksa hynte në banesën e tij në lagjen “Pavarësia”, në qytetin bregdetar, ku i shpëtoi 11 plumbave duke e kapur vetëm njëri prej tyre. Ai njihet si person me precedentë të shumtë penal.

42-vjeçari njihet nga policia si anëtar i bandës së Gaxhait. Ai ishte i dënuar me 20 vite burg për vrasje, ndërsa fitoi lirinë rreth 3 vite më parë.

Në një informacion paraprak për ngjarjen, policia tha se “një grup i posaçëm hetimor u ngrit menjëherë dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e ndalimin e personave të implikuar në ngjarje. Për shkak të hetimeve nuk mund të bëhen të ditura detaje të tjera”.

Në janar të këtij viti në një tjetër atentat në Vlorë mbeti i plagosur Mikel Mehmeti nga Selenica e Vlorës, njohur si anëtar i bandës së Llanajve. Llanajt njihen për masakrën e Çolës, ku pas një sherri në kazino në prill të vitit 2015, u vranë 3 të rinj.

Një nga autorët e masakrës është Aleksandër Llanaj, që po vuan dënimin në burg. 

Armando Suljemani, “Çipuri”, ka qenë i dyshuar edhe për një atentat të dyfishtë në nëntor të 2018-ës në qytetin e Durrësit.

kallashnikovë masakra Vlore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.