Gjatë konferencës së Komitetit Teknik të Ekspertëve ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se ka dyshime të arsyeshme që mutacionet e COVID kanë mbërritur në vend çka mund të ketë sjellë dhe shtim të infeksionit.
“Jemi sot në një moment sa delikat, aq edhe të rëndësishëm. Ka dyshime të arsyeshme se kemi një qarkullim të mutacioneve të reja të virusit Covid-19. Jemi në një situatë ku me gjasë prej këtyre varianteve të reja kemi shtim të infeksioneve. Kushtet e dimrit e bëjnë edhe më të pafavorshme situatën. Kemi shtim të infektimeve, ulje të moshës së të prekurve. Kjo ka sjellë një shtim të ndjeshëm të misioneve të urgjencës kombëtare, misioneve në banesë. Kjo situatë në ditët e fundit është shoqëruar edhe me shtim të rasteve në spitale dhe rritje të pacientëve në terapi intensive”, deklaroi ministrja.
