Gjykata e Tiranës pas një seance me debate të ashpra midis trupës gjykuese dhe mbrojtjes së të pandehurve, ka dhënë masat e sigurisë për 3 infermieret dhe sanitaren e arrestuara si pjesë e grupit të Tires.
Gjykata vendosi masën e arrestit me burg për 45 ditë për Mira Bushin, Sheqerie Koçin, Sidorela Çelën me profesion infermiere, si dhe sanitarja Rukije Hoxha.
Kujtojmë se punonjëset e ”Shefqet Ndroqit” u arrestuan në vazhdën e skandalit ‘Tire’ për shkak se duke abuzuar me detyrën përfitonin para nga pacientët me COVID-19, ndërkohë që u merrnin lekët familjarëve dhe nuk u kryenin shërbimin pacientëve.
