Klajda Gjosha u zgjodh ministre e Integrimit Europian në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, si përfaqësuese e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ajo u largua nga detyra në vitin 2017, pas prishjes së koalicionit PS-LSI.
Klajda Gjosha është diplomuar për Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në vitin 2005 në universitetin Reading në Mbretërinë e Bashkuar. Në vitin 2006, ajo kreu studimet Master në të njëjtin universitet për Studime Europiane.
Gjosha është kryetare e Forumit të Gruas në LSI si dhe anëtare e kryesisë. Ajo ka qenë gjithashtu nënkryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Përvojën e parë në administratën publike e ka pasur në vitin 2004 si specialiste në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Gjosha ka punuar më pas në Ministrinë e Punës dhe në Bashkinë e Tiranës, ndërsa në vitin 2012 u zgjodh zv.ministre në kabinetin e kryeministrit Berisha.
Ky raport u prodhua nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ish-ministres Klajda Gjosha nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës për anëtarët e Këshillit të Ministrave për vitet 2013-2020.
Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ish-ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha nga viti 2008 deri në fund të vitit 2018.

