Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përdorimi i drogës u rrit në Tiranë

20:49 / February 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shperndares droge 850x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeqyteti ynë, Tirana, ka njohur gjatë tre muajve të fundit, nëntor, dhjetor, janar Një boom të frikshëm në përdorimin e drogërave . Ky është rezultati, në të cilin ka arritur qendra studimore “Fol”.

Mosha e përdoruesve ndërkohë ka zbritur tek të miturit. Sipas kësaj qendre, zona e Selvisë, ku ne ndodhemi, zë vendin e parë, përsa u përket përdoruesve dhe shpërndarësve të drogës.

“Ka prindërit lekë, u japin edhe fëmijëve, se po nuk ke, nuk e blen dot. Vetëm këtu ndodh që fëmijët ta pinë hashashin prapa shkollës. Po pse, si thoni ju nuk e dinë mësuesit, i plotfuqishmi i zonës, policia, drejtori? Të gjithë e dinë, por mbyllin sytë. Peshku është qelbur nga koka, jo nga këmbët”, shprehen qytetarët.

Vetëm në kryeqytet 303 shtetas u konstatuan nga shërbimet policore me doza droge kryesisht hashash dhe kokainë, gjatë këtyre 3 muajve të fundit. Që nëse i llogarisim, i bie mbi 30 persona të shoqëruar në ditë.

“Merrni masa për ta frenuar drogën tek të rinjtë. Por unë mendoj se shkollat nuk duhen mbyllur, për këtë shkak. Të rritet kontrolli dhe vigjilenca. Të rinjtë nuk dëgjojnë, se shikojnë njëri tjetrin në shoqëri”, thonë qytetarët.

Pjesa dërrmuese e të ndaluarve deklarohen menjëherë si përdorues, ndërsa një fakt të tillë e konfirmojnë më pas edhe analizat toksikologjike në funksion të hetimeve të hapura nga akuza e Tiranës.

Për 202 prej shtetasve të shoqëruar gjatë kësaj periudhe në ambientet policore, Prokuroria ka vendosur më tej mos fillimin e hetimeve bazuar në sasinë e vogël të lëndës narkotike të gjetur në trup si dhe evidentimit të këtyre personave si përdorues./ tch

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjerohet programi i kontrollit mjekësor bazë, ulet kufiri i moshës! Nga shtatori check-up falas për të gjithë të rriturit mbi 35 vjeç

17:23 / September 6, 2026

Hunter Biden hap derën për Shtëpinë e Bardhë në 2028: Mund të më duhet të kandidoj për President

16:40 / September 6, 2026

Përfundojnë rregullat e fleksibilitetit për kontrollet e hyrje-daljeve në BE, priten radhë të reja në kufi, linjat ajrore bëjnë paralajmërimin

15:04 / September 6, 2026

Zjarri përfshin pyllin në Mallakastër, digjen pisha, ullishte e shkurre

14:21 / September 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.