Policia e Dibrës ka sekuestruar në një lokal në fshatin Maqellarë katër makineri lojërash fati duke nisur dhe hetimet për pronarin.
Ndaj pronarit 58-vjeçar rëndon akuza e organizimit e llotarive të palejuara.
NJOFTIMI
Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të kundraligjshëm në fushën e lojrave të fatit.
Gjatë kontrolleve evidentohet dhe goditet një rast në Maqellarë, ku një shtetas në ambientet e lokalit dyshohej se ushtronte këtë veprimtari të kundraligjshme.
Sekuestrohen 4 pajisje elektronike, procedohet penalisht posedeuesi i tyre, njëkohësisht pronar i lokalit.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara për ndëshkimin e atyre personave që tentojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, u konstatua se në lokalin e shtetasit Sh. M., në Maqellarë u gjetën dhe u sekuestruan 4 pajisje elektronike ku dyshohej se ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit.
Në përfundim të veprimve hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi Sh. M., 58 vjeç, për veprën penale “Organizim i llotarive të palejuara”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.
