Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Duhen masa më të ashpra”/ Sot hyjnë në fuqi rregullat e reja anti-COVID, mjeku Alimehmeti del me paralajmërimin e rëndësishëm

09:56 / February 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Epidemiologu Ilir Alimehmeti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi dje të ashpërsojë masat parandaluese të përhapjes së COVID-19, nisur nga përkeqësimi i situatës ditët e fundit.

Nga ora 20.00 e mbrëmjes deri në orën 06.00 të mëngjesit do të ndalohet qarkullimi i lëvizjes së qytetarëve, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania). Gjithashtu gjatë kësaj fashe orari të ndalojnë aktivitetin edhe baret, restorantet, klubet me përjashtim  të shërbimit delivery.

Shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e tretë, pra atë online në zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër,

Në një lidhje Skype për “Wake Up”, epidemiologu klinik, Ilir Alimehmeti theksoi se kufizimi i orarit nuk do të japë ndonjë ndikim në përmirësimin e situatës, duke shtuar se duhet të ishin marrë masa më të forta.

Sipas Alimehmetit, duhet të ishin mbyllur kafenetë për së paku 2 javë dhe qeveria të mbështeste bizneset financiarisht.

“Këto janë dy masa. Për sa i përket orarit, ai qartësisht nuk është se ka ndonjë efekt të madh. Të reduktosh orarin e darkës në mes të dimrit, përgjithësisht në Shqipëri nuk bën ndonjë lojë të madhe, kur ne tashmë e kishim orën 10.

Ne e kishim orën 10 dhe nuk ka asnjë ndryshim. Kjo u pa edhe gjatë festave, kur kishim në fuqi orën 8, të gjitha ftesat për darkat u kthyen për dreka. Jemi këta që jemi.

Ndërkohë që efekt më të madh mund të kenë, e kemi parë që në disa prej Bashkive kryesore janë mbyllur gjimnazet. Kjo ndoshta mund të ketë një efekt më madh, sepse gjimnazet kanë të bëjnë me një grupmoshë me më shumë kontakte.

Nga natyra e karakterizuar nga një farë refuzimi, kjo mund të ketë një efekt më të madh. Ora është thjesht një masë shumë e lehtë dhe efekti nuk do të ndihet.

Kush është më rriskuese, shkolla apo kafeneja? Nuk ka asnjë dyshim që është kafeneja. Pra bënte më sens të mbështetej sektori dhe këto dy javë t’i kishim të mbyllura të gjitha këto”, theksoi ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër, dyshohet se e zuri korrenti gjatë riparimit të një defekti

23:04 / November 9, 2026

“SPAK sa herë ankohen të dënuarit, i rëndojnë akuzat”, ish-ministri Manjani: Të njëjtën gjë bënë dhe me Veliajn, SHISH institucion parazit

22:19 / November 9, 2026

1000 euro për vezët e femrave, skandali i dhurimit/ Fiks Fare zbulon skemën e paligjshme të klinikave të fertilizimit në Tiranë

21:40 / November 9, 2026

Dyshimet për ndotjen e ujit në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Nuk i shamngim dot rastet e kontaminimit të ujit

20:59 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.