Më urdhër të Prokurorisë së Posaçme këtë të enjte janë kryer në sërë arrestimesh në Gjykatën e Krujës.
Mes të arrestuarve është gjyqtarja Enkelejda Hoxha qe liroi Endrit Doklen, avokati Aldo Tabaku dhe kryesekretarja Ela Mallkuci.
Arrestimet e anëtarëve në trupën gjykuese të institucionit janë kryer me urdhër të SPAK, pasi dyshohet se janë të përfshirë në një skemë korruptive.
Gjyqtarja Hoxha e cila dyshohet se është arrestuar këtë të enjte u ka hapur dyert e burgut ish-numrit dy të bandës së Durrësit Endrit Dokle, duke i shuar dënimin përjetë, Genc Tafilit, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim.
Enkelejda Hoxha hapi dyert e burgut edhe për Hekuran Billën, i cili u vra në një atentat vitin e shkuar.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka paralajmëruar se vendimet e gjyqtares Hoxha do të jenë objekt verifikimi.
